Trump hyn në sallën e gjyqit

Tashmë ish-presidenti i SHBA-së ka hyrë në sallën ku pritet ta mbajë gjykimin. Ai nuk ka thënë asgjë për mediat e mbledhura teksa ka hyrë në sallë, ndërsa bëhet e ditur se vetëm pesë fotografë do të lejohen në sallën e gjyqit

Donald Trump ka hyrë në sallën e gjyqit në katin e 15-të të godinës së Gjykatave Penale Manhattan.

Gjykimi i tij para gjyqtarit Juan Manuel Merchan, do të fillojë së shpejti.

Ai nuk ka thënë asgjë për mediat e mbledhura teksa ka hyrë në sallë.

Vetëm pesë fotografë do të lejohen në sallën e gjyqit me Donald Trump, përpara seancës dëgjimore dhe vetëm fotografitë e palëvizshme lejohen të bëhen, asnjë video, transmeton CNN.

Ekspertët parashikojnë që takimi i Trump me gjyqtarin të jetë i shkurtër, pasi ai dhe ekipi i tij ligjor tashmë kanë lexuar aktakuzën.

Ai është presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale, transmeton BBC.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika