Trump i bindur se Irani do të heqë dorë nga programi bërthamor

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të martën se është i bindur që Irani do të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe do të heqë dorë nga çdo përpjekje për të ndërtuar armë bërthamore, edhe pse negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten në ngërç.

“100% do të ndalojnë,” tha Trump, kur u pyet nëse besonte se Irani mund të parandalohej nga pasurimi i uraniumit dhe zhvillimi i një bombe bërthamore, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Trump tha se ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt me zyrtarët iranianë gjatë bisedimeve.

“Unë merrem me ta dhe ata thanë se ne do ta marrim pluhurin. Unë e quaj pluhur bërthamor, sepse është term i përshtatshëm. Dhe ne do ta marrim atë”, tha Trump.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se SHBA-ja nuk ka nevojë të nxitojë drejt një marrëveshjeje.

“Nuk do të nxitojmë për asgjë, ne kemi një bllokadë,” deklaroi Trump.

Këto komente vijnë një ditë pasi Trump tha se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit është në “mbështetje masive jetësore”, pas kundërpropozimit më të fundit të Teheranit, të cilin ai e përshkroi si “plotësisht të papranueshëm”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika