Trump: I dhamë Iranit “një javë pushim” për funeralin e udhëheqësit suprem

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të premten në mbrëmje se Teherani është i etur të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, duke shtuar se SHBA-ja i ka pauzuar negociatat për t’i lënë kohë ceremonive mortore për ish-Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, të cilat kanë filluar në Iran, raporton Anadolu.

Duke folur në Mount Rushmore, në Dakotën e Jugut, gjatë festimeve me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, të njohura si America 250, Trump vlerësoi historikun ushtarak të vendit.

“Ne krijuam ushtrinë më të fortë dhe më të fuqishme. Fituam dy luftëra botërore”, tha ai, duke pretenduar se Lufta e Ftohtë i kishte lënë armiqtë e Amerikës “në thellësitë e historisë. E mposhtëm Venezuelën për një ditë dhe e goditëm rëndë Iranin; ata po vdesin për të arritur një marrëveshje. Duan marrëveshje aq shumë. I dhamë një javë pushim për funeralin, sepse jemi të mirë”, tha Trump.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika