Trump i kërkon presidentit Herzog të falë Netanyahun

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një letër zyrtare presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, duke kërkuar që kryeministri Benjamin Netanyahu të falet, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjyq për akuza korruptive.

Në letrën e tij, Trump e përshkruan Netanyahun si një “kryeministër i vendosur gjatë luftës” dhe thekson rolin e tij në sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme, duke përfshirë punën e vazhdueshme me liderë rajonalë për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.

Ai e cilëson procesin gjyqësor kundër Netanyahu si të “politizuar dhe i padrejtë”, duke shtuar se tani është koha që Netanyahu të bashkojë Izraelin përmes një amnistie, shkruan The Times of Israel.

Trump thekson gjithashtu respektin e tij për pavarësinë e sistemit gjyqësor izraelit, por insiston se ndihma e Netanyahut në sigurimin e paqes dhe menaxhimin e situatës me Hamasin meriton falje.

Ai i kujton presidentit Herzog marrëdhënien e tyre të mirë dhe sukseset e arritura së bashku.

Presidenti Herzog nuk ka marrë një pozicion të drejtpërdrejtë mbi kërkesën, duke deklaruar se çdo kërkesë për falje duhet të bëhet përmes kanaleve zyrtare.

Sipas ligjit izraelit, një president mund të falë individë të dënuar nga gjykata, dhe në raste të rralla edhe para përfundimit të procedurave gjyqësore, por kërkesa duhet të bëhet nga vetë i dënuari ose një anëtar i familjes së tij.

Aktualisht, Netanyahu dhe familjarët e tij ende nuk kanë bërë një kërkesë të tillë, por sipas mediave izraelite, po diskutohen mundësitë që gruaja e tij, Sara Netanyahu, ta bëjë këtë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika