Trump: Irani ka “pranuar gjithçka” në negociata

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka “pranuar gjithçka” në bisedimet me SHBA-në, përfshirë bashkëpunimin për largimin e uraniumit të pasuruar nga vendi dhe transportimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë për CBS, Trump tha se procesi nuk do të kërkojë praninë e trupave amerikane në terren, duke shtuar se operacioni do të realizohej në bashkëpunim me Iranin, në rast se arrihet marrëveshja, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Do të zbresim dhe do ta marrim bashkë me ta… nuk ka nevojë për luftë kur ka marrëveshje,” u shpreh ai.

Megjithatë, zyrtarët iranianë i kanë mohuar këto pretendime, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje për dorëzimin apo transferimin e stokut të uraniumit të pasuruar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha për transmetuesin shtetëror IRIB se uraniumi iranian “nuk do të transferohet askund”.

Sipas tij, materiali bërthamor “është i shenjtë për Iranin”, ndërsa ka theksuar se qëndrimet e Teheranit në negociata janë të qarta dhe pa paqartësi.

Trump gjithashtu deklaroi se Irani ka pranuar të ndalojë mbështetjen për grupe të armatosura si Hezbollah dhe Hamas, ndërsa shtoi se bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës dhe një marrëveshje mund të arrihet brenda pak ditësh.

Trump: Do ta sjellim uraniumin iranian në Shtetet e Bashkuara

Të fundit nga rubrika