Trump: Irani kërkoi vazhdimin e bisedimeve, por armëpushimi ka përfunduar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve me Uashingtonin dhe se pala amerikane ka pranuar, por ka theksuar se armëpushimi i arritur në qershor tashmë “ka përfunduar”.

Deklarata e Trumpit vjen pas një jave të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku tre cisterna tregtare nga Katari dhe Arabia Saudite u sulmuan, duke nxitur reagimin e SHBA-së me goditje ndaj disa objektivave iraniane. Irani më pas u kundërpërgjigj me sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në vendet fqinje të Gjirit Persik, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

“Në mënyrë të qartë, Republika Islamike e Iranit na ka kërkuar të vazhdojmë bisedimet. Ne kemi rënë dakord ta bëjmë këtë, por Shtetet e Bashkuara u kanë bërë të qartë se armëpushimi ka përfunduar”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Dy vendet kishin arritur muajin e kaluar një marrëveshje të përkohshme për t’i dhënë fund një konflikti katërmujor, i cili ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka ndikuar në furnizimet globale me energji.

Ndërkohë, negociatorë nga Katari kanë zhvilluar takime në Iran për të ulur tensionet pas shkëmbimit të sulmeve dhe për të diskutuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të naftës.

Sipas burimeve të cituara nga Reuters, bisedimet synojnë të trajtojnë zbatimin e marrëveshjes së mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe çështjet që çuan në përshkallëzimin e fundit, përfshirë mosmarrëveshjet rreth lundrimit në këtë ngushticë.

Trafiku i tankerëve në Hormuz është ngadalësuar pas sulmeve të fundit, duke rritur shqetësimet për furnizimet globale me naftë dhe sigurinë e rrugëve detare.

SHBA-ja ka akuzuar forcat iraniane për sulmet ndaj tre tankerëve dhe ka deklaruar se veprimet e saj kishin për qëllim ruajtjen e lirisë së lundrimit në ngushticë. Irani, ndërkaq, ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje amerikane do të përballet me “përgjigje dërrmuese”.

Këshilli drejtues i agjencisë së OKB-së për transportin detar ka dënuar përpjekjet e Iranit për të vendosur kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar si veprim të njëanshëm.

Para përshkallëzimit të fundit, trafiku ditor i tankerëve në këtë zonë kishte arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i konfliktit, me rreth 40 anije që kalonin çdo ditë nëpër ngushticë, megjithëse kjo shifër mbetet dukshëm më e ulët se mesatarja para konfliktit, kur kalonin 125 deri në 140 anije në ditë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika