Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani pritet të paraqesë një ofertë në përpjekje për të përmbushur kërkesat amerikane, ndonëse ai tha se ende nuk ka detaje mbi përmbajtjen e saj.
Në një intervistë telefonike për Reuters, Trump u shpreh se “ata po bëjnë një ofertë dhe do të shohim”, duke theksuar se nuk është ende i informuar për specifikat e propozimit.
I pyetur se me kë po zhvillon negociata SHBA-ja në Iran, ai u përgjigj se nuk dëshiron të japë detaje, por shtoi se po komunikojnë me “njerëzit që janë aktualisht në krye”.
Megjithatë, vetëm një ditë më parë, Trump kishte shprehur pasiguri lidhur me strukturën udhëheqëse në Iran, duke sugjeruar se kjo po e vështirëson procesin e bisedimeve.
“Ata po e vonojnë sepse nuk e dimë me kë të merremi. Ata e dinë kush është lideri në këtë vend. Ne nuk e dimë kush është lideri në Iran”, deklaroi ai para gazetarëve në Zyrën Ovale.
Këto komente pasqyrojnë paqartësinë që vazhdon të shoqërojë raportet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran, në një kohë kur përpjekjet për negociata mbeten të ndjeshme dhe të paqarta.