Presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë intervistën e tij të parë pas incidentit me armë të shtunën në Uashington, ku tha se ai dhe bashkëshortja e tij janë mirë pas asaj që e përshkroi si “një mbrëmje shumë e trishtuar në shumë mënyra”.
Trump deklaroi se i dyshuari për sulmin kishte “urrejtje në zemër” dhe ishte “fort anti-kristian”, megjithatë autoritetet policore kanë bërë të ditur më herët se motivi i sulmit ende nuk është përcaktuar.
Ai vlerësoi reagimin e Shërbimit Sekret, duke thënë se i dyshuari u ndalua menjëherë pasi hyri me shpejtësi në zonë, “si një lojtar NFL-je”, dhe se forcat e sigurisë “e ndaluan menjëherë”.
Presidenti përsëriti gjithashtu deklaratat e tij të mëhershme në rrjetin Truth Social, duke theksuar se ndërtimi i një salle të re në Shtëpinë e Bardhë është i nevojshëm për të shmangur probleme të sigurisë në të ardhmen.
Duke folur për vizitën shtetërore të Mbretit Charles III në SHBA, Trump konfirmoi se ajo do të zhvillohet sipas planit dhe tha se “do të kalojnë shumë mirë së bashku”.
Trump thotë se Mbreti Charles III do të vijë në SHBA , e quan “të guximshëm”