Trump ka vendosur një ndalim të plotë ose kufizim të udhëtimit për qytetarët e 41 shteteve

Donald Trump

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po shqyrton vendosjen e kufizimeve të gjera të udhëtimit për qytetarët nga 41 shtete si pjesë e një ndalimi të ri të imigracionit, thonë burime të njohura me këtë çështje dhe një dokument të brendshëm që është analizuar nga Reuters.

Në dokument përmenden gjithsej 41 shtete, të ndara në tri grupe të veçanta. Grupi i parë përfshin dhjetë shtete, përfshirë Afganistanin, Iranin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut, të cilat do të kishin një pezullim të plotë të vizave.

Në grupin e dytë, pesë shtete, Eritrea, Haiti, Laos, Myanmar dhe Sudani i Jugut, do të kishin pezullime të pjesshme që do të prekshin vizat për turizëm dhe studime, si dhe vizat e tjera për emigrantët, me disa përjashtime.

Në grupin e tretë, për gjithsej 26 shtete, përfshirë Bjellorusinë, Pakistanin dhe Turkmenistanin, do të shqyrtohej pezullimi i pjesshëm i lëshimit të vizave amerikane nëse qeveritë e tyre “nuk bëjnë përpjekje për të zgjidhur mangësitë brenda 60 ditëve”, thuhet në memorandum.

Këto janë shtetet për të cilat Trump planifikon të pezullojë plotësisht vizat: Afganistan, Kuba, Irani, Libia, Koreja e Veriut, Somalia, Sudani, Siria Venezuela,Jemeni.

Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonime, theksoi se lista nuk është përfundimtare.

Trump, më 20 janar të këtij viti, lëshoi një urdhër ekzekutiv që kërkonte një kontroll më të fortë të sigurisë për të gjithë të huajt që kërkojnë hyrjen në SHBA, për të zbuluar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare, pas të cilit u dha edhe një afat deri më 21 mars për të dorëzuar një listë shtetesh nga të cilat udhëtimet duhet të ndalohen pjesërisht ose plotësisht për shkak se “informacionet e tyre për verifikimin janë kaq të mangëta”.

Direktiva e Trump është pjesë e masave për imigracionin që ai nisi në fillim të mandatit të tij të dytë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika