Trump kërcënon BE-në me tarifa nëse Kanadaja bëhet “anëtare e asociuar” e unionit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa të reja dhe kufizim të tregtisë, nëse Kanadaja merr statusin e “anëtarit të asociuar” të BE-së.

Trump e ka cilësuar si “qesharak” propozimin për një afrim të tillë mes Kanadasë dhe Bashkimit Evropian. Ai tha se, nëse e konsideron këtë hap si “akt armiqësor”, SHBA-ja mund të vendosë “tarifa shumë serioze” ndaj Evropës ose të ndalojë tregtinë me të në disa fusha.

“Nëse mendoj se është në ndonjë mënyrë një akt armiqësor, do të vendos tarifa shumë serioze ose do të ndaloj tregtinë me Evropën”, u tha Trump gazetarëve, raporton BBC.

Ai shtoi se nëse nisma ka “qëllim të mirë”, atëherë nuk do të kishte problem, por paralajmëroi se në rast të kundërt Evropa do të përballej me “tarifa shumë të rënda”.

Propozimi për t’i dhënë Kanadasë statusin e “anëtarit të asociuar” u bë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit të saj për gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian.

Von der Leyen tha se dëshiron të punojë për t’i “hapur derën” Kanadasë që të bëhet anëtari i parë i asociuar i BE-së. Ky status aktualisht nuk ekziston në traktatet e Bashkimit Evropian dhe mënyra se si do të funksiononte në praktikë mbetet e paqartë.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka shprehur interesim për një afrim më të madh me BE-në, duke e përshkruar atë si një “aleancë unike”, por ka theksuar se Kanadaja nuk po kërkon anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Carney pritet t’i drejtohet Parlamentit Evropian të enjten, ku pritet të flasë për marrëdhëniet e ardhshme mes Kanadasë dhe BE-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika