Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën

Donald Trump ka deklaruar se në ditën e tij të parë në detyrë do të vendosë tarifa 25% për produktet nga Meksika dhe Kanadaja, dhe 10% për mallrat nga Kina, si përgjigje ndaj emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të drogës

Presidenti i rizgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se në ditën e tij të parë në detyrë do të vendoste një tarifë 25% për të gjitha produktet nga Meksika dhe Kanadaja, dhe një tarifë shtesë prej 10% për mallrat nga Kina, duke përmendur rolin e tyre në emigracionin e paligjshëm dhe tregtinë e drogave të paligjshme.

“Më 20 janar, në mesin e shumë Urdhrave të parë Ekzekutiv, unë do të nënshkruaj të gjitha dokumentet e nevojshme për të vendosur 25 për qind tarifë ndaj të gjitha produkteve nga Meksika dhe Kanadaja që hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një postim të Trumpit në rrjetin “Truth Social”.

Trump tha se tarifat do të mbeten në fuqi derisa të dyja vendet të ndalin kalimin në Amerikë të drogës, veçanërisht të fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm.

Presidenti i zgjedhur gjithashtu akuzoi Kinën se nuk ka ndërmarrë veprime mjaft të forta për të ndalur rrjedhën e drogave të paligjshme që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit meksikan.

“Ne do të vendosim një tarifë prej 10 për qind ndaj të gjitha produkteve të Kinës që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nuk do të hiqet derisa ata të ndalin rrjedhën e drogës”, thuhet në postimin e Trump.

Presidenti i zgjedhur është zotuar më parë t’i japë fund statusit tregtar të vendit më të favorizuar që gëzon Kina dhe të vendosë mbi 60 për qind tarifa ndaj importeve kineze, shumë më të larta se ato të vendosura gjatë mandatit të tij të parë.

Ekonomia kineze është në një pozitë shumë më të vështirë, duke patur parasysh rënien e tregut të shtëpive dhe pasurive të patundshme, rreziqet nga borxhi publik dhe dobësimi i kërkesave të konsumit të brendshëm.

Dollari u rrit me më shumë se 2% kundrejt pesos meksikane, pas publikimit të komenteve të Trump në platformën e tij të mediave sociale./VOA

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika