Trump kërkon që Irani të përfshihet në projektligjin amerikan për sanksione ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje republikanëve që ta zgjerojnë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë edhe Iranin.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se kjo ishte edhe dëshira e senatorit republikan Lindsey Graham, një aleat i tij politik.

“Kjo është ajo që Lindsey donte të bënte dhe do të ndodhte. E RËNDËSISHME!!!”, shkroi Trump.

Projektligji parashikon t’i japë presidentit amerikan kompetencën për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga pesë blerësit më të mëdhenj të naftës dhe gazit natyror rus.

Qëllimi i legjislacionit është të reduktojë të ardhurat e Rusisë nga eksporti i energjisë, të cilat përdoren për financimin e luftës në Ukrainë. Republikanët dhe demokratët kanë sinjalizuar se projektligji mund të miratohet gjatë kësaj vere.

Shtëpia e Bardhë kishte lënë të kuptohej më herët se projektligji mund të zgjerohej për të përfshirë edhe Iranin dhe grupin Hezbollah, të cilin Teherani e mbështet dhe financon prej dekadash.

Në fillim të këtij muaji, SHBA-ja rivendosi sanksionet ndaj shitjeve iraniane të naftës, si përgjigje ndaj sulmeve ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit. Kjo ndodhi pasi kishte skaduar një marrëveshje 60-ditore për lehtësimin e sanksioneve dhe zhbllokimin e aseteve iraniane, e cila më pas dështoi.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika