Trump kundërshton planin e Macron për njohjen e Palestinës si shtet: Deklaratë pa peshë
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar me kritika ndaj planit të presidentit francez, Emmanuel Macron, për të njohur Palestinën si shtet të pavarur. Macron e ka bërë të ditur këtë qëndrim të ri përmes një letre drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe pritet që ta shpallë zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të […]
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar me kritika ndaj planit të presidentit francez, Emmanuel Macron, për të njohur Palestinën si shtet të pavarur.
Macron e ka bërë të ditur këtë qëndrim të ri përmes një letre drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe pritet që ta shpallë zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, raportoi Sky News.
Sipas Macron, qëllimi i këtij hapi është të nxitet paqja në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, deklarata e tij ka shkaktuar reagime të ashpra nga ana e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi”, tha Trump, duke iu referuar presidentit francez.
“Ai është një djalë shumë i mirë. Më pëlqen, por kjo deklaratë nuk ka peshë”, ka thënë Trump.
Në të njëjtën linjë me Trump-in, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e kundërshtoi fuqishëm planin e Macron, duke nënvizuar se Uashingtoni nuk e mbështet këtë nismë.
Administrata e Trump-it ka bërë të ditur gjithashtu se nuk do të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara që synon të promovojë një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.















