Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se ka urdhëruar administratën e tij të lejojë të gjitha kompanitë ajrore amerikane të operojnë fluturime direkte drejt Libanit, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin libanez, Joseph Aoun.
“Pas takimit me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta transformuar vendin e tij, po e udhëzoj administratën time që t’u lejojë të gjitha kompanive ajrore amerikane të fluturojnë drejtpërdrejt drejt Libanit, në mënyrë që amerikanët ta vizitojnë më lehtë këtë vend të bukur”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
“Shpresoj që edhe vende të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Shijojeni!”, shtoi ai.
Më herët gjatë së martës, para takimit dypalësh, Trump deklaroi se me presidentin Aoun do të diskutonin “plane konkrete” për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë Libanin në largimin e Hezbollahut nga ndikimi i tij në vend.