Trump: Liderët e Izraelit dhe Libanit do të flasin sot pas 34 vitesh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se liderët e Izraelit dhe Libanit do të bisedojnë për herë të parë pas 34 vitesh këtë të enjte.

Njoftimi i Trump-it erdhi një ditë pasi përfaqësuesit e të dy vendeve në SHBA zhvilluan bisedime të rralla dhe të drejtpërdrejta në Uashington për të diskutuar përfundimin e sulmeve të Izraelit ndaj fqinjit të tij.

“Po përpiqemi të krijojmë pak hapësirë frymëmarrjeje mes Izraelit dhe Libanit,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“Ka kaluar shumë kohë që kur dy liderët kanë folur, rreth 34 vjet. Do të ndodhë nesër. Bukur!”.

Presidenti amerikan nuk specifikoi se kush do të marrë pjesë në bisedime, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Libani u përfshi në luftën e SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit më 2 mars, pasi Hezbollahu i lidhur me Teheranin rifilloi sulmet ndaj Izraelit.

Që atëherë, forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 2 mijë persona në Liban dhe kanë zhvendosur mbi 1.2 milionë të tjerë.

Ushtria izraelite ka nisur gjithashtu një pushtim tokësor në jug të Libanit, duke synuar të marrë më shumë territor dhe të krijojë atë që e quan një “zonë tampon”.

Qeveria libaneze, e cila nuk është palë në konflikt, kërkon një armëpushim dhe tërheqjen e trupave izraelite nga jugu i Libanit.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika