Trump: Lufta me Iranin ‘shumë afër përfundimit’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se e sheh luftën me Iranin si “shumë afër përfundimit”.

“Mendoj se është afër përfundimit. E shoh si shumë afër përfundimit,” tha Trump në një pjesë të një interviste me Maria Bartiromo të Fox News, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Trump ka pretenduar vazhdimisht fitore dhe ka parashikuar fundin e luftës që vetëm pak ditë pasi ajo filloi në fund të shkurtit, por luftimet kanë vazhduar.

Më herët të martën, Trump përmendi mundësinë e bisedimeve të reja me Iranin pas negociatave të fundjavës së kaluar në Islamabad, të cilat nuk arritën të prodhonin një marrëveshje, duke i thënë New York Post se “diçka mund të ndodhë” në Pakistan gjatë dy ditëve të ardhshme.

Deri tani, nuk ka plane konkrete të njohura për bisedime.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë. Mendoj se (Irani) duan shumë të bëjnë një marrëveshje,” tha Trump.

Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë brenda ditësh

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika