Trump mbërrin në “MetLife” për finalen e Botërorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur në stadiumin “MetLife” në New Jersey, ku sonte zhvillohet finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.

Trump u shfaq në ekranin gjigant të stadiumit përkrah presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, para fillimit të finales.

Në një prononcim për “Fox Sports”, presidenti amerikan nuk ka dashur të parashikojë fituesin e përballjes, por ka vlerësuar kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi.

“Është e vështirë të vësh bast kundër Lionel Messit. Ai është i shkëlqyer”, deklaroi Trump para ndeshjes.

Ai gjithashtu përmendi marrëdhëniet e mira me presidentin e Argjentinës, duke vlerësuar punën e tij, por theksoi se nuk do të zgjedhë favorit për finalen.

Para nisjes së ndeshjes, ceremonia hapëse e finales përfshin edhe performanca muzikore nga artistë ndërkombëtarë, ndërsa avionët luftarakë F-15 kanë realizuar fluturim mbi stadiumin “MetLife”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika