Trump mbështet idenë e një Irelande të bashkuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mbështetjen e tij për idenë e ribashkimit të Irlandës, duke thënë se do të “donte shumë ta shihte atë të bashkuar” dhe duke parashikuar se një Irlandë e bashkuar “do të ndodhë përfundimisht”.

Trump sugjeroi se një zhvillim i tillë “mund të ndodhte edhe tani”, ndërsa la të kuptohet se kryeministri irlandez Micheál Martin mund të luajë rol në realizimin e tij.

“Epo, nuk dua të shkaktoj probleme, por po ju them se do të doja shumë ta shihja të bashkuar. Kam miq në të dyja palët, njerëz të mrekullueshëm. Janë irlandezë. Si mund të jenë të këqij, apo jo?…Mendoj se do të ishte një arritje e madhe për të gjithë nëse do të ndodhte kjo. Do të ndodhë përfundimisht”, ka deklaruar Trumpi.

Çështja e ribashkimit të Irlandës ka qenë prej kohësh një nga temat më të ndjeshme politike në ishull. Unionistët mbështesin vazhdimin e Irlandës së Veriut si pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa republikanët kërkojnë bashkimin e saj me Republikën e Irlandës.

Për rreth tri dekada, Irlanda e Veriut u përfshi nga dhuna dhe përplasjet sektare, në periudhën e njohur si “The Troubles”.

Marrëveshja e së Premtes së Mirë, e arritur në vitin 1998 me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, i dha fund pjesës më të madhe të konfliktit. Sipas saj, ndryshimi i statusit kushtetues të Irlandës së Veriut dhe bashkimi me Republikën e Irlandës mund të ndodhë vetëm nëse shumica e votuesve në referendumet përkatëse në veri dhe jug votojnë në favor të një bashkimi të tillë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika