Trump mohon mungesën e municioneve, por SHBA kërkon rritjen e prodhimit të armëve për luftën me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimet se SHBA-ja po përballet me mungesë të municioneve gjatë luftës me Iranin, por një dokument i Pentagonit tregon se udhëheqja ushtarake amerikane po u kërkon kompanive të mbrojtjes të rrisin ndjeshëm prodhimin e armëve.

Sipas The Washington Post, zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Steve Feinberg, u ka kërkuar drejtuesve të industrisë së mbrojtjes që të përshpejtojnë ndjeshëm afatet e furnizimit dhe të rrisin prodhimin e pajisjeve dhe armëve kritike.

Në një memorandum të dërguar kompanive, Feinberg u ka kërkuar atyre që brenda 21 ditësh të paraqesin plane konkrete për mënyrën se si mund të rrisin kapacitetet prodhuese.

“Ciklet e zhvillimit që zgjasin me vite nuk janë të pranueshme. Duhet të përshpejtojmë në mënyrë dramatike programet tona dhe të zgjerojmë menjëherë kapacitetet e prodhimit”, thuhet në memorandumin e siguruar nga The Washington Post.

Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, ka konfirmuar se memorandumi është autentik.

Sipas tij, dokumenti do të merret parasysh në përgatitjen e buxhetit amerikan për vitin fiskal 2028 dhe është në përputhje me përpjekjet e administratës për të rindërtuar dhe zgjeruar bazën industriale të mbrojtjes së SHBA-së.

Kërkesa vjen në një kohë kur lufta me Iranin po vazhdon, ndërsa administrata Trump mohon se arsenali amerikan i municioneve po shteron.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika