Trump mposht Haleyn në zgjedhjet fillestare në Nju Hempshir

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka fituar në zgjedhjet fillestare për president në Nju Hempshir, duke iu afruar edhe më shumë nominimit të republikanëve në garën e madhe të nëntorit

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka fituar në zgjedhjet fillestare për president në Nju Hempshir, duke iu afruar edhe më shumë nominimit të republikanëve në garën e madhe të nëntorit.

Pas gati 80 për qind të votave të numëruara, Trump ka fituar bindshëm, me 11 për qind më shumë përparësi sesa konkurrentja Nikki Haley.

Haley, ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, është zotuar se do të vazhdojë garën, pavarësisht humbjes të së martës.

Trump, 77-vjeçar, e ka sulmuar Haleyn në fjalimin e fitores dhe ka thënë se kur të mbahen zgjedhjet fillestare në vendlindjen e saj, në Karolinën e Jugut, “ne do të fitojmë lehtë”.

Në fjalimin e tij ai ka bërë paralajmërime edhe për imigrimin dhe i ka përsëritur pretendimet e pavërteta për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Haley, në anën tjetër, ka insistuar që gara është “larg përfundimit” dhe u ka thënë mbështetësve se demokratët duan më shumë garë me Trumpin, për shkak të historikut të tij “kaotik”.

“Ata e dinë se Trumpi është republikani i vetëm në shtet, të cilin mund ta mposhtë Joe Biden”, ka thënë Haley, 52-vjeçare.

Pavarësisht se Nju Hempshir i është shtuar në listën e shteteve të fituara, pas Ajovës, Trump ka vazhduar me retorikën e tij të ashpër, pa dhënë sinjale se synon të fitojë mbështetjejen e votuesve më të moderuar, të cilët përkrahin Haleyn.

Në një moment të paraqitjes televizive, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara “janë të dështuara”, dhe ka pretenduar se migrantët ka dokumente janë duke u nisur drejt SHBA-së prej spitaleve psikiatrike dhe burgjeve, “për të vrarë shtetin tonë”.

Presidenti aktual amerikan, Joe Biden, ka thënë më pas se “tani është e qartë se Donald Trump do të jetë i nominuari i republikanëve”.

“Mesazhi im ndaj shtetit është se rreziku nuk ka mundur të jetë më i madh. Demokracia jonë. Liria jonë personale – prej së drejtës për të votuar”, ka thënë Biden përmes një deklarate./REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika