Trump ndalon tri media nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se do të ndalojë “menjëherë” CNN, MS NOW dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë, në zhvillimin e fundit të përplasjeve të tij me mediat amerikane.

Në një postim të gjatë në rrjetin e tij Truth Social të premten, Trump akuzoi këto media se “vazhdimisht shkruajnë ose raportojnë trillime apo gënjeshtra” për administratën e tij, por nuk dha shembuj konkretë të raportimeve që e kanë çuar në këtë vendim, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ende nuk është e qartë se çfarë do të përfshijë konkretisht ndalimi dhe nëse gazetarëve të këtyre mediave do t’u ndalohet hyrja në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Menjëherë pas njoftimit, gazetarë të CNN dhe Politico ende ndodheshin në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

“Organet e medias nuk duhet të jenë në gjendje të shkruajnë ose raportojnë vazhdimisht trillime dhe gënjeshtra kur raportojnë për presidentin e Shteteve të Bashkuara, administratën Trump apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump, duke shtuar: “Media të tjera do të pasojnë”.

Vendimi pritet të përballet me sfida ligjore nga mediat e prekura dhe organizatat që mbrojnë lirinë e shtypit.

Që nga rikthimi në detyrë në janar të vitit 2025, Trump dhe zyrtarë të administratës së tij janë përplasur vazhdimisht me gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë.

Në shkurt të vitit 2025, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të merrte kontrollin e grupit të gazetarëve që kanë qasje te presidenti, një funksion që për më shumë se një shekull ishte menaxhuar nga Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Po atë muaj, administrata ndaloi gazetarët dhe fotografët e Associated Press të hynin në hapësira me qasje të kufizuar, përfshirë Zyrën Ovale dhe avionin presidencial Air Force One. Vendimi erdhi pasi agjencia përdori termin “Gulf of Mexico” në vend të “Gulf of America”.

Associated Press ngriti menjëherë padi ndaj administratës, ndërsa çështja vazhdon të jetë në proces.

Trump shpesh përplaset me gazetarët gjatë konferencave në Zyrën Ovale dhe në Air Force One, duke i cilësuar ata si “fake news” dhe “të pasjellshëm”.

Edhe gjatë mandatit të tij të parë, Trump ndaloi korrespondentin e CNN, Jim Acosta, nga Shtëpia e Bardhë. Kredencialet e tij u rikthyen më vonë pasi CNN ngriti padi.

Trump ka ndërmarrë gjithashtu veprime ligjore ndaj disa mediave amerikane dhe ndërkombëtare, përfshirë Wall Street Journal, New York Times dhe BBC.

BBC ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për një koment lidhur me njoftimin e Trumpit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika