Trump nuk pranon fajësinë për akuzat penale
Ish-presidenti amerikan është deklaruar i pafajshëm pasi u akuzua për 34 vepra penale, duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit. Akuzat rrjedhin nga një hetim për një pagesë të parave të heshtura që i është bërë aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës. Para se të hynte në […]
Ish-presidenti amerikan është deklaruar i pafajshëm pasi u akuzua për 34 vepra penale, duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Akuzat rrjedhin nga një hetim për një pagesë të parave të heshtura që i është bërë aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.
Para se të hynte në sallën e gjyqit, ish-presidenti Donald Trump nuk bëri një deklaratë – diçka që disa këshilltarë e kishin pritur që ai ta bënte, transmeton CNN.
Detajet në lidhje me më shumë se 30 akuzat, me të cilat, përballet Trump, do të zbulohen kur të zbardhet aktakuza e jurisë së madhe.















