Trump paralajmëron: “Do ta shihni” nëse Irani shkel marrëveshjen
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një “fitore totale dhe të plotë” pasi arritjes së marrëveshjes për armëpushim dyjavor me Iranin. “Fitore totale dhe e plotë. 100 për qind. Pa asnjë dyshim,” tha ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, shkruan CNN, transmeton Dukagjini. Trump […]
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një “fitore totale dhe të plotë” pasi arritjes së marrëveshjes për armëpushim dyjavor me Iranin.
“Fitore totale dhe e plotë. 100 për qind. Pa asnjë dyshim,” tha ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Trump nuk pranoi të thotë nëse planifikon të zbatojë kërcënimet e mëparshme për të shkatërruar infrastrukturën civile të Iranit nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes.
“Do ta shihni,” tha Trump.
Trump pajtohet për armëpushim dyjavor me Iranin, kusht rihapja e Ngushticës së Hormuzit















