Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dënuar dhe ka rritur tonet ndaj Iranit, duke paralajmëruar se koha po mbaron për Teheranin dhe se një sulm i ri amerikan – nëse nuk arrihet një marrëveshje – do të jetë shumë më i fuqishëm se ai i vitit 2025, ka shkruar presidenti amerikan në një postim në Truth Social.

Në postimin e tij, Trump shkruan se një “armadë e madhe” po lëviz drejt Iranit, me forcë, shpejtësi dhe qëllim të qartë.

Ai thekson se kjo forcë është më e madhe se ajo e dërguar kundër Venezuelës, me anijen kryesore USS Abraham Lincoln në krye të grupit të goditjes, e gatshme të përmbushë misionin e saj me “shpejtësi dhe forcë, nëse është e nevojshme”.

Trump ka shprehur shpresën që Irani “shpejt të vijë në tryezë” për të negociuar një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë, pa armë bërthamore, të mirë për të gjitha palët.

Ai thekson se “koha po mbaron, është vërtet thelbësore” dhe i ka bërë thirrje Teheranit të bëjë një marrëveshje përpara se situata të përshkallëzohet.

Trump përmend edhe një operacion të kaluar, të cilin e quan “Operacioni Midnight Hammer”, si një shembull të “shkatërrimit të madh” të forcave iraniane në një goditje të mëparshme, duke paralajmëruar se sulm i radhës “do të jetë shumë më i keq” nëse negociatat dështojnë.