Trump paralajmëron sulme të reja ndaj Iranit, thotë se armëpushimi “ka përfunduar”

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të kryejnë sulme të reja ndaj Iranit, pas valës së fundit të përplasjeve mes dy vendeve.

“Me shumë gjasa do t’i godasim fuqishëm sërish sonte”, tha Trump, duke iu referuar operacioneve të fundit ushtarake amerikane kundër Iranit.

Trump theksoi se qëllimi i SHBA-së nuk është ndryshimi i regjimit në Iran, por përfundimi i programit bërthamor të Teheranit.

I pyetur për deklaratat e tij të mëparshme se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit kishte përfunduar, Trump nuk dha një përgjigje të qartë nëse një marrëveshje e re mund të arrihet.

“Ne mund ta bëjmë edhe pa një marrëveshje, sepse e dini çfarë, është më e lehtë”, tha ai, raporton BBC.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se Uashingtoni po shqyrton rikthimin e bllokadës detare ndaj porteve iraniane, masë e cila ishte hequr si pjesë e marrëveshjes fillestare për ndalimin e luftës më 17 qershor.

“Ne mund ta rikthejmë bllokadën. Ajo do të jetë vetëm për Iranin, të tjerët mund të bëjnë çfarë të duan”, deklaroi Trump.

Ai tha se Irani mund të përpiqet të vendosë mina detare në rajon, por shtoi se SHBA-ja ka mjete për t’i neutralizuar ato. Sipas tij, edhe disa vende të NATO-s kanë ofruar të dërgojnë anije për pastrimin e minave në rajon.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika