Pasi i mbijetoi atentatit gjatë tubimit elektoral në Pensilvani, ka reaguar kandidati për president të SHBA-ve, Donald Trump.

Ai ka shkruar se vetëm “Zoti parandaloi që të ndodhte e paimagjinueshmja”.

Teksa shton se nuk do të ketë frikë por do të përballen me të ligët.

“Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja dje, pasi ishte vetëm Zoti që pengoi të ndodhte e pamendueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi mbetemi elastik në besimin tonë dhe sfidues përballë ligësisë.”

Ai poashtu bashkëndjeu dhembje për viktimat e këtij atentati.

“Dashuria jonë shkon për viktimat e tjera dhe familjet e tyre. Lutemi për shërimin e të plagosurve dhe mbajmë në zemra kujtimin e qytetarit që u vra në mënyrë të tmerrshme. Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë Karakterin tonë të Vërtetë si Amerikanë, duke mbetur të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë.”

“Unë e dua vërtet vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin.”