Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas përplasjes së avionit me një helikopter ushtarak në Uashington, duke thënë se aksidenti duhej të ishte parandaluar.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump ka shkruar se avioni ishte në rrugën e duhur për ulje dhe vuri në dyshim veprimet e helikopterit dhe kontrollit të trafikut ajror.

“Aeroplani ishte në linjë të drejt afër për të ateruar në aeroport. Helikopteri po shkonte drejt  aeroplanit për disa kohë. Pse helikopteri nuk u kthye, pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që t’i pyeste nëse e panë aeroplanin”, ka shkruar Trump.

Trump e cilësoi ngjarjen si një tragjedi që duhej të ishte parandaluar.

“Kjo është një situatë e keqe. Jo mirë!!!”, ka shtuar ai.

Asnjë i mbijetuar, 19 viktima të konfirmuara

Avioni dhe helikopteri u rrëzuan në lumin Potomac pas përplasjes.

Deri tani, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 19 trupa, ndërsa nuk ka raportime për të mbijetuar.

Në avion ndodheshin 64 pasagjerë, ndërsa në helikopter tre pjesëtarë të personelit ushtarak.

Operacionet e kërkimit vazhdojnë.