Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II pas kthimit në Tokë: Hapi tjetër është Marsi!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ka përgëzuar ekuipazhin e misionit hapësinor Artemis II për përfundimin me sukses të një udhëtimi historik drejt Hënës.

Kapsula e Artemis II u rikthye në Tokë duke u ulur në oqean pranë brigjeve të Kalifornisë, pas një misioni 10-ditor gjatë të cilit astronautët përshkuan mbi 250,000 milje në hapësirë. Ky udhëtim i çoi ata në anën e pasme të Hënës dhe më larg se çdo njeri tjetër në histori.

“Urime ekuipazhit të madh dhe shumë të talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe, si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar!”, ka shkruar Trump në një postim në Truth Social.

Ai shtoi gjithashtu: “Pres me padurim t’ju shoh të gjithëve së shpejti në Shtëpinë e Bardhë. Do ta bëjmë përsëri dhe hapi tjetër është Marsi!”.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika