Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë, Inteligjenca Artficiale në qendër të bisedimeve

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të presë sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin kinez Xi Jinping, në kuadër të vizitës së tij treditore në Shtetet e Bashkuara.

Xi do të pritet me ceremoni zyrtare në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë një parakalim ushtarak dhe fluturim ceremonial të avionëve. Pas ceremonisë, Trump dhe Xi pritet të zhvillojnë bisedime në Zyrën Ovale, ndërsa në mbrëmje do të marrin pjesë në një darkë shtetërore.

Në agjendën e takimit pritet të jenë çështje të rëndësishme mes dy vendeve, përfshirë tarifat tregtare, inteligjencën artificiale (AI), luftën në Iran dhe Tajvanin. Megjithatë, sipas BBC-së, dallimet mes SHBA-së dhe Kinës në disa prej këtyre çështjeve pritet të mbeten edhe pas takimeve.

Në darkën shtetërore do të marrin pjesë edhe drejtues të kompanive të teknologjisë dhe ekzekutivë të sektorit të inteligjencës artificiale, raporton BBC.

Trump e kishte pritur Xi-n edhe në aeroportin ushtarak Joint Base Andrews të mërkurën, në një pritje të pazakontë nga presidenti amerikan.

Para takimit, Trump shkroi në platformën Truth Social se “superinteligjenca” (SI) do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit. Ai tha se SHBA-ja dhe Kina kanë qëndrime të ngjashme për këtë çështje dhe përmendi Departamentin amerikan të Drejtësisë si “mbrojtës”.

Trump kishte deklaruar më herët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se dëshiron që inteligjenca artificiale të quhet “superinteligjencë”, pasi sipas tij termi “inteligjencë artificiale” e bën teknologjinë të tingëllojë si diçka jo reale.

Presidenti amerikan ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e garës mes SHBA-së dhe Kinës për zhvillimin e AI-së, ndërsa ka kundërshtuar vendosjen e rregullave të reja për këtë teknologji.

Të fundit nga rubrika