Trump publikon shifrat – kush sa shpenzon për mbrojtjen në NATO?

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbajnë barrën kryesore financiare të NATO-s, duke shpenzuar më shumë se çdo vend tjetër anëtar për mbrojtjen e aleancës.

Sipas tij, SHBA-të kanë kontribuar me rreth 999 miliardë dollarë, ndërsa vendet e tjera anëtare shpenzojnë dukshëm më pak.

Lideri amerikan pohoi se Mbretëria e Bashkuar ka shpenzuar 90.5 miliardë dollarë, Franca 66.5 miliardë dollarë, Italia 48.8 miliardë dollarë dhe Polonia 44.3 miliardë dollarë.

Trump theksoi se edhe vende si Gjermania dhe të tjerat kanë nivele edhe më të ulëta të kontributeve, duke e quajtur këtë situatë “të pakuptimtë” në periudhën 2014–2025.

Deklaratat e tij rikthejnë një nga temat më të përsëritura në politikën transatlantike: ndarjen e drejtë të kostove të mbrojtjes brenda NATO-s.

Kjo çështje ka qenë shpesh burim tensionesh mes Uashingtonit dhe disa kryeqyteteve evropiane, të cilat janë përballur me presione të vazhdueshme për të rritur buxhetet e mbrojtjes.

Trump ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj aleatëve të NATO-s, duke kërkuar që vendet anëtare të përmbushin më shumë detyrimet e tyre financiare, në mënyrë që barra e sigurisë kolektive të mos mbetet kryesisht mbi Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika