Trump: Putin dëshiron të arrijë një marrëveshje për Ukrainën

Russia's President Vladimir Putin and U.S. President Donald Trump talk during a bilateral meeting at the G20 leaders summit in Osaka, Japan, June 28, 2019. REUTERS/Kevin Lamarque/File Photo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se kishte zhvilluar një bisedë “të shkëlqyer” me presidentin rus, Vladimir Putin në fillim të kësaj jave dhe se lideri rus dëshironte të arrinte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ai dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe, nëse (presidenti ukrainas Volodymyr) Zelensky është i gatshëm të arrijë një marrëveshje, kjo do të ishte shumë mirë”, u tha Trump gazetarëve para se të hipte në Air Force One, në drejtim të Dallasit për Konventën Kombëtare Republikane, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin të martën, pak pasi i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, u kthyen nga një vizitë diplomatike në Moskë dhe Kiev.

Dyshja, të cilët janë përgjegjës për shumicën e negociatave kryesore të paqes në emër të SHBA-së, diskutuan propozime të mundshme për t’i dhënë fund luftës.

Muajin e kaluar, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, u takua me zyrtarë të inteligjencës në Moskë, pjesërisht për të inkurajuar zyrtarët rusë që t’i japin fund pushtimit të Ukrainës.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve dhe deklaratave të Trumpit, zyrtarët e inteligjencës në SHBA, Ukrainë dhe në të gjithë Evropën vazhdojnë të dyshojnë se Putini është vërtet i interesuar për t’i dhënë fund luftës së tij, e cila tashmë ka hyrë në vitin e katërt.

“Pengesa janë dy njerëz që e urrejnë njëri-tjetrin”, u tha Trump gazetarëve, duke iu referuar Putinit dhe Zelenskyt.

“Mendoj se, më shumë se çdo gjë tjetër, janë dy njerëz që e urrejnë njëri-tjetrin.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika