Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se rrëzimi i një avioni luftarak amerikan nuk do të ndikojë në negociatat me Iranin, ndërsa ka refuzuar të komentojë mbi operacionin në vazhdim të kërkim-shpëtimit.

Në një intervistë të shkurtër telefonike për NBC News, Trump theksoi se situata nuk ndryshon qasjen e SHBA-së ndaj bisedimeve.

“Jo, aspak. Jo, kjo është luftë. Ne jemi në luftë”, u shpreh ai, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Më herët gjatë ditës, Trump publikoi një mesazh të paqartë në platformën e tij në Truth Social në lidhje me naftën, shkruhej se “Mbani naftën, dikush?”.

Në një postim tjetër të premten, ai sugjeroi se SHBA-ja mund ta rihapë “lehtësisht” Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

Kjo deklaratë përbën një ndryshim të qëndrimit, pasi më herët ai kishte insistuar se vendet e tjera duhet të marrin përgjegjësinë për hapjen e kësaj rruge ujore.

“Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të sigurojmë fitime të mëdha”, ka shkruar Trump.