Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë bërë “përparime të mëdha” në çështjet kryesore që prekin të dyja vendet.
Trump tha se dy palët po punojnë për një marrëdhënie tregtare më të balancuar, përfshirë krijimin e qasjes së re në tregjet amerikane për fermerët dhe blegtorët amerikanë.
Ai bëri të ditur se gjatë diskutimeve do të trajtohen edhe çështje të sigurisë, teknologjisë dhe “superinteligjencës”.
Sipas Trumpit, vendimet që do të merren në këto fusha mund të ndikojnë në promovimin e paqes dhe prosperitetit për dekada të tëra.
“Dy vendet tona bëjnë, vërtet, të njëjtën gjë – dhe ne jemi shumë krenarë për këtë dhe për marrëdhënien”, tha Trump, duke folur për raportet mes Washingtonit dhe Pekinit.