Trump shpall fundin e armëpushimit me Iranin: Bisedimet janë humbje kohe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi nga samiti i NATO-s në Turqi se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit ka marrë fund, ndërsa përdori një gjuhë jashtëzakonisht të ashpër ndaj udhëheqjes iraniane.

I pyetur nga gazetarët për bisedimet mes dy vendeve, Trump tha se negociatorët mund të vazhdojnë kontaktet, por sipas tij ato nuk kanë asnjë vlerë.

“Ata mund të flasin, por mendoj se po humbasin kohën. Sinqerisht, unë nuk dua ta humbas kohën me ta,” u shpreh ai.

Presidenti amerikan shtoi se do t’i lejojë negociatorët amerikanë të vazhdojnë bisedimet nëse dëshirojnë, por theksoi se ai vetë nuk sheh më ndonjë perspektivë për dialog.

Lidhur me armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit, Trump deklaroi se “mendoj se ka përfunduar”, duke shtuar se, për sa i përket atij, çështja është mbyllur.

“Nuk dua të merrem më me ta. Janë llum. Është humbje kohe të merresh me ta, sepse janë gënjeshtarë,” tha ai.

Në fjalimin e tij në samitin e NATO-s, Trump e cilësoi regjimin iranian si “njerëz të këqij” dhe “të sëmurë”, ndërsa e përshkroi udhëheqjen e Teheranit si “të çmendur”.

Ai përsëriti qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

Duke iu referuar sulmeve ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe goditjeve ndaj objektivave në Kuvajt e Bahrein, Trump akuzoi Iranin për përshkallëzimin e situatës në rajon.

“Këta janë njerëz të këqij e të sëmurë. Ata janë një kancer dhe ju e dini se çfarë duhet bërë – kanceri duhet hequr sa më herët,” deklaroi presidenti amerikan.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, pas shkëmbimit të sulmeve ushtarake dhe rikthimit të sanksioneve amerikane ndaj shitjes së naftës iraniane.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika