Trump shqyrton tërheqjen e trupave nga Gjermania pas kritikave të Merzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë reduktimin e mijëra trupave që i ka të vendosura në Gjermani.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi kancelari gjerman, Friedrich Merz, kritikoi qasjen e Trump ndaj luftës në Irani, duke sugjeruar se SHBA ishte “poshtëruar” nga negociatorët iranianë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Në postimin e tij, Trump tha se po “shqyrton dhe rishikon mundësinë e reduktimit të trupave në Gjermani, me një vendim që do të merret në një periudhë të shkurtër kohe.”

SHBA-ja ka një prani të konsiderueshme ushtarake në Gjermani, me më shumë se 36,000 trupa aktive të vendosura në baza në të gjithë vendin, sipas të dhënave të dhjetorit të kaluar.

Merz i bëri komentet e tij të hënën gjatë një fjalimi para studentëve universitarë në Marsberg, duke u thënë atyre se “amerikanët qartësisht nuk kanë strategji”.

“Iranianët janë dukshëm shumë të aftë në negociata, ose më saktë, shumë të aftë për të mos negociuar, duke i lënë amerikanët të udhëtojnë në Islamabad dhe pastaj të largohen pa asnjë rezultat,” tha ai.

Ai shtoi se “i gjithë kombi” po “poshtërohej” nga udhëheqja iraniane.

Trump u përgjigj të nesërmen me një postim në platformën Truth Social, ku tha se Merz mendonte se ishte “në rregull që Irani të kishte armë bërthamore” dhe se “nuk e di për çfarë flet”.

“Nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në aspekte të tjera!” thuhej në postim.

Kur u pyet për këtë postim gjatë një konference për shtyp të mërkurën, Merz tha se “marrëdhënia personale midis presidentit amerikan dhe meje mbetet po aq e mirë sa më parë”.

Kujtojmë se gjatë dy muajve të fundit, presidenti amerikan ka kërcënuar vazhdimisht të tërhiqet nga aleanca me 32 anëtarë NATO, duke e quajtur atë “tigër letre” dhe “rrugë njëkahëshe”.

 

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika