Trump thotë se do të “bëjë një telefonatë” për të ndaluar përleshjet kufitare Tajlandë-Kamboxhia

Donald Trump, president i SHBA-së.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë detyruar të largohen drejt vendeve më të sigurta në mes të përleshjeve vdekjeprurëse kufitare mes Tajlandës dhe Kamboxhias.

Luftimi i ri, i përhapur pasoi një përleshje të dielën që plagosi dy ushtarë tajlandezë dhe prishi një armëpushim të nxitur nga presidenti amerikan, Donald Trump, që kishte përfunduar luftimet e armatosura në korrik.

Të martën vonë në një aktivitet politik në Pensilvani, zoti Trump tha se do të përdorte ndikimin e tij për t’i dhënë fund luftimeve të ripërtërira.

“Nesër do të më duhet të bëj një telefonatë. Kush tjetër mund të thotë, ‘Do të bëj një telefonatë dhe do të ndal një luftë midis dy vendeve shumë të fuqishme, Tajlandës dhe Kamboxhias?'”, tha Trump.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio më parë u bëri thirrje të dy palëve të përmbushin angazhimet e marra në një takim të tetorit në Malajzi, i cili riafirmoi armëpushimin e korrikut dhe bëri thirrje për heqjen e armëve të rënda nga kufiri, koordinimin e heqjes së minave tokësore dhe hapa të tjerë.

Rreth 400,000 njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura në Tajlandë dhe rreth 700 shkolla janë mbyllur ndërsa luftimet vazhdonin në katër provinca kufitare, tha të mërkurën zëdhënësi i ushtrisë tajlandeze, Admirali Surasant Kongsiri.

Ushtria e Tajlandës njoftoi se viktimat këtë javë përfshijnë pesë ushtarë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Kamboxhia tha se shtatë civilë vdiqën dhe 20 të tjerë u plagosën, megjithëse nuk i përditësoi këto shifra të mërkurën.

Përleshjet kufitare Tajlandë-Kamboxhia, mbi gjysmë milioni njerëz të zhvendosur

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika