Trump thotë se Evropa është një grup shtetesh në “kalbje”, e udhëhequr nga njerëz “të dobët”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij, në një intervistë të publikuar nga Politico.

Ai e përshkroi Evropën si një “grup shtetesh në kalbje”, të udhëhequr – sipas tij – nga politikanë “të dobët”.

“Mendoj se janë të dobët”, tha Trump, duke i akuzuar liderët evropianë për “politikisht korrekt” dhe të paaftë për t’u përballur me sfidat në kontinent.

“Nuk e dinë çfarë të bëjnë. Evropa nuk e di çfarë të bëjë”, shtoi ai.

Trump vlerësoi Hungarinë dhe Poloninë për qasjen e tyre ndaj migracionit, ndërsa kritikoi pjesën tjetër të Evropës për, siç u shpreh, lejimin e personave “të pa verifikuar dhe të pa kontrolluar” të hyjnë në territorin e saj.

Ai përsëriti se është i gatshëm të mbështesë publikisht liderë evropianë në zgjedhjet e tyre kombëtare, duke përmendur se tashmë ka dhënë përkrahje për kryeministrin hungarez Viktor Orban, pavarësisht kundërshtimeve në Evropë./TheGuardian

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika