Trump thotë se lufta kundër Iranit është ‘gati e përfunduar’

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se lufta kundër Iranit mund të përfundojë së shpejti, duke i thënë partnerit mediatik amerikan të BBC-së, CBS News: “Mendoj se lufta është gati e përfunduar, pothuajse tërësisht”.

Ai thotë se SHBA-të janë “shumë përpara afatit”, duke shtuar se Irani “nuk ka marinë, as komunikime, as forcë ajrore” dhe pretendon se raketat e tyre janë “të shpërndara në një shkallë të caktuar”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Dukagjini.

Ndërsa kur u pyet nëse mendon se lufta mund të përfundojë së shpejti, Trump përgjigjet: “Përfundimi është gjithçka në mendjen time”.

Shtëpia e Bardhë ka treguar më parë se lufta, e cila është në ditën e saj të dhjetë, mund të zgjasë për më shumë se një muaj.

Lidhur me udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, Trump i tha CBS News: “Nuk kam asnjë mesazh për të”.

Trump ka thënë se ka në mendje dikë për të zëvendësuar Khamenein, por nuk ka dhënë hollësi.

Ai ka theksuar se administrata e tij po “mendon” të marrë nën kontroll Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti thuhet se i tha CBS News se Ngushtica e Hormuzit – një nga pikat më kritike të energjisë në botë, që transporton afërsisht një të pestën e dërgesave globale të naftës – është e hapur, por Shtëpia e Bardhë ende po “mendon ta marrë atë nën kontroll”.

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës me Iranin dhe po luhaten rreth 100 dollarë për fuçi.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika