Trump thotë se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk arrin marrëveshje
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse Irani nuk arrin një marrëveshje. Ai ka deklaruar se nëse nuk arrihet marrëveshja, “një civilizim i tërë do të vdesë sonte dhe nuk do të rikthehet më kurrë”. “Nuk dua që kjo të ndodhë, por ka gjasa të ndodhë,” ka shkruar Trump në rrjetin e […]
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse Irani nuk arrin një marrëveshje.
Ai ka deklaruar se nëse nuk arrihet marrëveshja, “një civilizim i tërë do të vdesë sonte dhe nuk do të rikthehet më kurrë”.
“Nuk dua që kjo të ndodhë, por ka gjasa të ndodhë,” ka shkruar Trump në rrjetin e tij social.
Ai ka shtuar se tani është arritur “ndryshim i plotë regjimi”, duke pretenduar se në Iran mund të vijnë “mendje më të zgjuara dhe më pak radikale”.
Por presidenti amerikan shton se “mund të ndodhë diçka revolucionarisht e mrekullueshme” para afatit të tij të së martës në orën 20:00, që Irani të rihapë korridorin kyç detar.
“47 vite shantazh, korrupsion dhe vdekje do të marrin fund. Zoti i bekoftë popullin e madh të Iranit,” ka shkruar ai.
Një zyrtar amerikan i ka konfirmuar CBS News se forcat amerikane kanë kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në ishullin Kharg të Iranit.
SHBA e kishte shënjestruar më parë ishullin në mars, me presidentin Trump që tha se objektivat ushtarake ishin “shkatërruar plotësisht”.
Sot, zyrtari i paidentifikuar i tha CBS – partnerit të lajmeve në SHBA të BBC-së – se infrastruktura e naftës nuk ishte shënjestër e sulmit të natës.
Ishulli Kharg është shtëpia e një terminali të madh nafte që konsiderohet si litari kryesor ekonomik i Iranit. Trump ka lënë të kuptohet më parë se mund të dërgojë trupa për të marrë kontrollin e ishullit.















