Trump thotë se “nuk i intereson aspak” tërheqja e Iranit nga marrëveshja e përkohshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë një intervistë të shkurtër telefonike për rrjetin televiziv amerikan NewsNation.

I pyetur për njoftimin e Teheranit se nuk do t’i përmbahet më memorandumit të mirëkuptimit (MoU) të nënshkruar muajin e kaluar mes SHBA-së dhe Iranit, Trump u përgjigj “Nuk më intereson aspak.”

Ai përsëriti se objektivi kryesor i luftës është “të mos lejohet kurrë që Irani të ketë armë bërthamore”.

Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua mes Uashingtonit dhe Teheranit në mesin e muajit qershor, me synim përfundimin e luftës së nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli në shkurt.

Përplasjet e fundit me sulme vdekjeprurëse nisën pas mosmarrëveshjeve lidhur me menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, raporton AlJazeera.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika