Trump thotë se SHBA duhet ta marrë Gazën dhe ta kthejë në një ‘zonë të lirë’

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rripi i Gazës duhet të kthehet në atë që ai e quajti një “zonë e lirë” e kontrolluar nga SHBA, megjithëse specifikat në propozimin e tij mbeten të paqarta.

“Unë kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira, bëjeni atë një zonë të lirë, lërini Shtetet e Bashkuara të përfshihen dhe ta bëjnë atë vetëm një zonë lirie. Keni një zonë të vërtetë lirie, sepse duket se Gazës, çdo herë, çdo 10 vjet, i ndodh dhe më shumë se kaq”, tha Trump.

“Në të vërtetë ndodh gjatë gjithë kohës. Nuk zgjidhet problemi i Gazës”, shtoi ai.

Trump tha se “nëse është e nevojshme, mendon se do të ishte krenar që SHBA ta marrë atë dhe ta bëjë një zonë të lirë”, shkruan AA.

“Lërini disa gjëra të mira të ndodhin. Vendosini njerëzit në shtëpi ku ata mund të jenë të sigurt”, vazhdoi presidenti amerikan.

Ndryshe, Trump së pari paraqiti propozimin e tij që SHBA të merrte pronësinë e Gazës në shkurt.

Plani u kundërshtua gjerësisht nga kombet në mbarë botën, por ai ka vazhduar ta përsërisë atë gjatë tre muajve të fundit.

Megjithatë, përshkrimi i tij i “zonës së lirisë” është i ri.

Detajet se çfarë do të sillte kjo mbeten të pakta pasi presidenti nuk dha hollësi të tjera. /Telegrafi

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika