Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas vendimit të Kanadasë për të njohur shtetësinë e Palestinës, duke e cilësuar këtë veprim si një pengesë serioze për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, rreth 12 orë pas njoftimit zyrtar nga qeveria kanadeze, Trump shkroi:

“Uau! Kanadaja sapo ka njoftuar se po mbështet shtetësinë për Palestinën. Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne që të bëjmë një marrëveshje tregtare me ta. Oh Kanada!!!”.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak orë përpara se të hyjnë në fuqi tarifat e reja të shpallura nga Trump për vendet që nuk kanë arritur ende marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Ai i ka quajtur këto tarifa si “Tarifat e Ditës së Çlirimit”.

Aktualisht, vende si Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut, Japonia dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar marrëveshje të reja me SHBA-në, duke shmangur tarifat më të larta.

Por vende të tjera si Kina, Meksika dhe tani, me sa duket, edhe Kanadaja, mbeten në rrezik.

Trump ka paralajmëruar se çdo shtet që nuk arrin marrëveshje deri më 1 gusht, do të përballet me tarifa të shtuara për mallrat e eksportuara në SHBA./BBC