Trump urdhëron rihapjen e burgut famëkeq të Alkatrazit
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për rihapjen e burgut famëkeq Alkatraz. Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se Amerika është “e rrënuar nga kriminelë mizorë, të dhunshëm dhe serialë” dhe se është koha për t’i mbyllur ata. “Rindërtoni dhe hapni Alkatrazin! Nuk do t’i tolerojmë më shkelësit serialë që përhapin gjakderdhje […]
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për rihapjen e burgut famëkeq Alkatraz. Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se Amerika është “e rrënuar nga kriminelë mizorë, të dhunshëm dhe serialë” dhe se është koha për t’i mbyllur ata.
“Rindërtoni dhe hapni Alkatrazin! Nuk do t’i tolerojmë më shkelësit serialë që përhapin gjakderdhje dhe kaos në rrugët tona,” shkroi Trump.
Ai ka shtuar se po udhëzon Byronë e Burgjeve, Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Sigurinë Kombëtare që të rihapin një Alkatraz më të madh për të strehuar “kriminelët më të pamëshirshëm të Amerikës”.
“Ne nuk do të mbahemi më peng nga kriminelët, banditët dhe gjykatësit që kanë frikë të bëjnë punën e tyre. Rihapja e Alkatrazit do të jetë simbol i ligjit, rendit dhe drejtësisë”, ka theksuar Trump, duke e përmbyllur me sloganin e tij të njohur: “Do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish.”















