Trumpi e pranon ofertën për debat presidencial me Harrisin

I nominuari i republikanëve për president, Donald Trump, e ka pranuar ofertën e televizionit amerikan Fox News për mbajtjen e një debati me kandidaten demokrate për presidente, Kamala Harris, më 4 shtator.

“Rregullat do të jenë të ngjashme si të debatit tim me Joen e përgjumur, i cili është trajtuar tmerrësisht nga partia e tij, por me një sallë të mbushur me publik”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke iu referuar presidentit Joe Biden, i cili hoqi dorë nga gara për t’u rizgjedhur, raporton CNN.

Postimi i tij u fshi për disa minuta, para se të postohej përsëri.

Por, në postimin e dytë, Trump e fshiu propozimin e tij për një tubim “të madh” me publikun në datën e njëjtë, nëse Harris “nuk do të ishte e gatshme, apo në gjendje të debatonte”.

Harris ishte përgjigjur muajin e kaluar se është “e gatshme” për debat, pasi Fox News propozoi debat presidencial mes saj dhe Trumpit për datën 17 shtator.

Pasi Biden u tërhoq nga gara presidencial më 21 korrik dhe e mbështeti Harrisin, Trumpi tha se nuk do të debatonte me të, sepse ajo nuk ishte kandidate zyrtare.

Si dëshmi për mungesën e mbështetjes për të, ai tha se ish-presidenti Barack Obama nuk e kishte mbështetur atë.

Por, Obama e mbështeti Harrisin një ditë më vonë, dhe të premten, Harris i siguroi votat e nevojshme të delegatëve për t’u nominuar kandidate e demokratëve për zgjedhjet e nëntorit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika