Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj protestave që po zhvillohen në Los Angeles, duke i cilësuar protestuesit si “banditë” dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump ka bërë thirrje për ndalim të protestave dhe për përdorim force ndaj atyre që ai i cilëson si të dhunshëm.

“Mos i lini këta banditë t’ia mbathin pa u ndëshkuar. Bëjeni Amerikën përsëri të madhe… Duket shumë keq në Los Angeles. Sillini trupat! Arrestoni njerëzit me maskë, tani”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, shefi i policisë së Los Angelesit, Jim McDonnell, ka deklaruar se po rivlerësohet situata në terren dhe se është duke u shqyrtuar mundësia për dërgimin e trupave shtesë.

Policia e Los Angelesit u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen menjëherë, duke paralajmëruar masa nëse nuk respektohet urdhri.