Trupat ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Zvicrës dhe Hungarisë, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, zhvilluan një fluturim të përbashkët ndërkombëtar në kampin Bondsteel në Kosovë.

Në këtë ushtrim të përbashkët, trupat amerikane përdorën helikopterin UH-60 Blackhawk, trupat hungareze H-145M, ndërsa ato zvicerane helikopterin AS-532 Cougar.

KFOR-i ka njoftuar se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolet e veta si përgjegjës për sigurinë.