Të dielën në mëngjes, sipas kohës lokale në SHBA, trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë kanë mbërritur në qytetin e Los Angelesit.

Sipas raportimeve të BBC-së, grupi i parë i ushtarëve ka ardhur nga qarku i San Bernardinos dhe aktualisht ndodhet jashtë qendrës së paraburgimit në qendër të Los Angelesit, ku mbahen emigrantët pa dokumente pas ndalimit të tyre.

Dërgimi i Gardës Kombëtare është vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump, pas shpërthimit të trazirave që pasuan bastisjet ndaj emigrantëve të paligjshëm./BBC