Trupi i pajetë i foshnjes që u la e braktisur në Prizren, dërgohet për obduksion

Mbrëmë Prizreni por edhe gjithë Kosova, u tronditën nga lajmi se një foshnje e posalindur, u gjet e pajetë në një nga rrugët e këtij qyteti. Që nga momenti i gjetjes së trupit, policia bashkë me Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë nisur hetimet intensive. Trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në obduksion, nga ku pritet të zbardhen shumë gjëra

Pamje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ku shihet se sapo ka mbërritur një veturë e Policisë së Kosovës

Një foshnje e posalindur, u la e braktisur në këto rrugë në Prizren.

Pa shenja jete, atë e hasi një qytetar, i cili i lajmëroi organet e rendit.

Foshnja e posalindur, nuk dihet se për sa kohë qëndroi në rrugë.

Prokuroria dhe Policia janë në pritje të rezultateve të obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku është dërguar trupi i viktimës.

Rastin, policia e ka konstatuar si “Vrasje e foshnjës së posalindur”

“Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular, gjendet një trup i pajetë që bëhet fjalë një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Vesel Gashi – Zëdhënës i Policisë së Prizrenit.

Në një përgjigje për Televizionin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka treguar se vdekja e foshnjes është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi i Emergjencës.

“Është një rast i rëndë dhe i ndjeshëm. Me të po merren hetiemt rajonale dhe po trajtohet si “Vrasje e foshnjes së posalindur. Në konsultim me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, vijon ai.

Gjatë ditës, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ka pasur ndonjë detaj shtesë për këtë rast.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika