Trupi i viktimës 35 vjeçare i dorëzohet familjes, lajmet për gjetjet e autopsisë “janë të pavërteta”

Trupi i gruas shtatzënë që u vra të mërkurën e 30 nëntorit në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, i është dorëzuar familjes. Zyrtari i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, ka thënë se të gjitha lajmet që janë duke qarkulluar për momentin në media për të gjeturat janë të pavërteta dhe se të gjeturat nga autopsia e trupit i dorëzohen vetëm Prokurorisë





Trupi i viktimës 35 vjeçare e cila është vrarë të mërkurën mbrëma, tashmë i është dorëzuar familjes.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, i cili ka treguar se tashmë kanë përfunduar procedurat e nevojshme nga mjeku ligjor, dhe se së shpejti do të bëhet përpilimi i raportit, për shkak se siç ka thënë ai është rast urgjent.

Ai ka shtuar se të gjitha lajmet që janë duke qarkulluar për momentin në media për të gjeturat janë të pavërteta dhe se të gjeturat nga autopsia e trupit i dorëzohen vetëm Prokurorisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar përfshirjen e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetimin e punës, veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë në trajtimin e rastit të vrasjes së gruas shtatzënë në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka paralajmëruar masa ndaj atyre që mund të jenë përgjegjës për këtë rast.

“Në të njëjtën kohë kam kërkuar përfshirjen e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetimin e punës, veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë në trajtimin e këtij rasti në secilën instancë. Pa asnjë dilemë, sapo të pranoj zyrtarisht raportet e kërkuara, do të merren të gjitha masat e nevojshme ndaj kujtdo që me apo pa vetëdije mund të jetë përgjegjës. Ju siguroj që janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme policore që sa më parë ky kriminel të arrestohet dhe të sillet para organeve të drejtësisë”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ministri i këtij dikasteri ka kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim maksimal të të gjithë zyrtarëve policorë për arrestimin e menjëhershëm dhe sjelljen para drejtësisë “të kriminelit dhe vrasësit të dyfishtë, Sokol Halili”.

“Arrestimi dhe drejtësia janë urgjenca e këtij rasti dhe ftoj edhe qytetarët të bashkëpunojnë me policinë nëse kanë informata që mund të lehtësojnë apo përshpejtojnë këtë proces”, shkroi ai.

Ai ka theksuar se që nga momentet e para e në vazhdimësi ka kërkuar raporte të detajuara mbi rastin dhe historikun që nga informata e parë zyrtare deri në momentin e aktit makabër.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika