Trusti Pensional nuk rekomandon tërheqjen e mjeteve nga ky institucion

Fondi i Kursimeve Pensionale, nuk e ka rekomanduar tërheqjen e mjeteve nga ky institucion duke thënë se ky është hapi i fundit që duhet të merret dhe atë vetëm në situata emergjente.

Në raportimin para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, përfaqësuesit e Trustit, kanë thënë se, edhe pse nuk e rekomandojnë një hap të tillë,  janë të gatshëm ta përmbushin çfarëdo vendimi që vjen nga Kuvendi i Kosovës.

“Si institucion nuk duam të përfshihemi në debate politike. Mbetet përgjegjësi e Kuvendit si do ta trajtojë këtë çështje për fondet. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar në implementimin e vendimeve që sjellë kuvendi”, është thënë nga një përfaqësues i Trustit Pensional.

Kryesuesi i Bordit Drejtues të Fondit Pensional, i ka përmendur krizat  e pandemisë dhe atë të luftës në Ukrainë, që sipas tij, kanë ndikuar në performancën e investimeve, por, ka shtuar se në muajin mars ka pasur këndellje dhe se “trendi pozitiv është duke vazhduar”.

Ndërsa, drejtori i Trustit, Adrian Zalli tha se, performanca e këtij institucioni është e kënaqshme dhe se janë duke i përballuar mirë problemet.

“Nëse shikojmë performancën e tregjeve, ne kemi pasur performancë të mirë, pritjet për 3 muaj janë vështirë të cilësohen, por, jemi të pozicionuar mirë për t’i dalë ballë problemeve. Rikuperimi ka marrë 2 vjet dhe e njëjta ka qenë edhe në tregjet financiare.”, ka thënë ai.

Sipas tij, totali  i parave  aktuale në Trustin Pensional,  është rreth 2.2 miliardë. Kurse në muajin mars të këtij viti, sipas Zallit, ka pasur rikthim të investimeve 28.5%.

“Që nga themelimi kemi performancë pozitive me 68 për qind. Kemi thënë se vitit 2022 pritet të jetë i vështirë në kuptimin ekonomik në shportën bazë të konsumit. Lufta në Ukrainë ishte një faktor tjetër. Duke pas parasysh rënien e indekseve, atëherë, në mars, kemi bërë rikthim të investimeve 28.3%”. ka shtuar ai.

Ai, gjithashtu, ka thënë se ky vit do jetë sfidues për ta, edhe pse, sipas tij, “tronditjet” e muajit shkurt veçse janë rikuperuar.

Sipas një hulumti të bërë nga “Pyper”, rezultatet tregojnë se 79% të qytetarëve janë shprehur se janë pro tërheqjes së 30% të kursimeve pensionale, 9.8% janë shprehur të pavendosur, kurse 11.2% kanë qenë kundër kësaj ideje.

Propozimin për një tërheqje të dytë të mjeteve nga Fondi Pensional, së fundmi e ka dhënë Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Por, kjo ide nuk është mbështetur nga ekzekutivi.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika